Demantohet keq Albin Kurti – Ambasadori amerikan thotë se nuk ekziston marrëveshje e gatshme
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se nuk ka asnjë marrëveshje të gatshme Kosovë-Serbi, siç pretendonte ish-kryeministri Albin Kurti.
Kosnett ka thënë se SHBA asnjëherë nuk e ka diskutuar idenë për shkëmbimin e territoreve, teksa shton se nuk janë të sigurt nga erdhi kjo ide.
“SHBA nuk janë duke ndjekur idenë e shkëmbimit të territoreve, nuk jemi të sigurt nga ka ardhur kjo ide. Askush s’ka folur për këtë temë, por siç tha Grenell kjo nuk është politikë e jona. Këtë e kemi thënë shumë herë”, tha ai.
Tutje, Kosnett ka shtuar për Klan Kosova se nuk ka asnjë marrëveshje të gatshme mes Kosovës e Serbisë, siç pretendonte ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Teksa shton se SHBA nuk e ka fshehur faktin se si ky i fundit punonte në politikën e jashtme, njësoj siç ndodhi me Qeverinë Haradinaj.
“Koalicioni VV-LDK ishte koalicion fragjil, njerëzit në LDK i kanë bërë vendimet e tyre se si duan të shkojnë përpara. Nuk e kemi fshehur faktin se nuk ishim të kënaqur me mënyren si e bënte politikën e jashtme Kurti, ashtu si me Qeverinë Haradinaj.”, ka thënë ai.
Kujtojmë se ish-kryeministri Albin Kurti disa herë ka theksuar se ekziston një marrëveshje e fshehtë Kosovë-Serbi, e cila sipas tij përfshin edhe shkëmbimin e territoreve mes dy vendeve.
Kurti është shkarkuar më 25 mars më 82 vota për, teksa Qeveria e tij njihet për jokonstruktivitet dhe për përkeqësimin e marrëdhënieve me SHBA-në.