Zëdhënësja e Aeroportit: Hapni të gjitha shërbimet e lejoni dasmat – nëse nuk na vran virusi ka me na vra skamja
Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara ka shkruar rreth problemeve që po i hasin mërgimtarët e Kosovës në vendet e huaja për t’u kthyer në Kosovë.
Përmes ‘Facebook’, Gara ka thënë se po iu bëhet maltretim i madh.
“Udhetaret veq po maltretohen duke ateruar ne Beograd e Nish, e duke udhetuar disa ore me linja autobusesh e duke kaluar neper shume shtete tjera derisa vijne ne Kosove.
Udhetaret e ne vecanti diaspora veq po maltretohen se numri i te infektuarve nuk po zvogelohet”, ka shkruar Gara.
Tutje ajo ka këshilluar të hapen të gjitha shërbimet e të lejohen dasmat, pasi njerëzit edhe ashtu po takohen në grupe, përcjell FaktePlus.
“Prandaj, hapni te gjitha sherbimet, leni te martohen njerezit me dasma e qysh te ua doje qejfi se ditelindjet ne shtepi po organizohen e njerezit po takohen ne grupe, se edhe nese nuk na vran virusi ka me na vra skamja se shpejti”, shkruan tutje Gara.
Postimi i plotë:
Postim personal:
Po kritikohem se po marr pozicionin e po flas ne cilesine e analistit dhe po analizoj gjendjen epidemiologjike ne Kosove.
S’ka nevoje me qene analist per me vleresu kete situate:
Shume e thjeshte. Hapen qendrat tregtare, kafiqat, tregjet, parqet etj.
Cfare eshte me e rendesishmja hapen te gjithe kufinjte tokesor.
Por permes aeroportit nuk lejohen te vijne.
Udhetaret veq po maltretohen duke ateruar ne Beograd e Nish, e duke udhetuar disa ore me linja autobusesh e duke kaluar neper shume shtete tjera derisa vijne ne Kosove.
Udhetaret e ne vecanti diaspora veq po maltretohen se numri i te infektuarve nuk po zvogelohet.
Nuk po flas per demet ekonomike/financiare qe na shkaktohen ne dhe te gjithe ekonomise.
Prandaj, hapni te gjitha sherbimet, leni te martohen njerezit me dasma e qysh te ua doje qejfi se ditelindjet ne shtepi po organizohen e njerezit po takohen ne grupe, se edhe nese nuk na vran virusi ka me na vra skamja se shpejti.