Polici shqiptar bëhet hero në SHBA, shpëtoi nga mbytja babë e bir afro-amerikanë
Një oficer policie në Miçigan me origjinë shqiptare është kthyer në hero, pasi ka shpëtuar nga mbytja dy persona në Florida.
Ngjarja ndodhi rreth një javë më parë, kur në të gjithë vendin vlonin protestat për George Floyd.
Babë e bir afrikano-amerikanë, ishin future të notonin në det. Por një dallgë e fortë e tërhoqi djalin dhe babai u mundua t’i qëndronte pranë, derisa i mbaruan energjitë.
Babai dhe djali i tij dy vjeç filluan të notonin thellë në det. Por brenda disa minutash, një dallgë e fortë e tërhoqi vogëlushin dhe babai i tij në det të hapur. Babai u përpoq të qëndronte pranë vogëlushit, por më vonë i mbaruan energjitë.
Oficeri me origjinë shqiptare Ermir Vila, edhe pse ishte jashtë shërbimit nuk e mendoi dy herë për t’u shkuar në ndihmë. Për disa minuta, arriti t’i nxirrte në breg të dy.
Ai pas disa minutash përpjekje arriti të nxirrte në breg baba e birë. Sipas shefit të policisë, Paul Dezzi, nëse vogëlushi nuk do kishte patur në krahë gomat ndihmëse për të notuar, do të ishte mbytur.
Oficeri Vila është vlerësuar me një “Medalje Nderit” për heroizmin e tij. Siç shkruajnë disa nga mediat amerikane, përshtypje të gjithëve u ka bërë modestia e shqiptarit.
Pas kthimit në shtëpi nga pushimet, Vila u mundua të ruante profiling e tij të ulët dhe të mos i përgjigjej thirrjeve të gazetarëve që kërkonin të shkruanin për heroizmin e tij.
“Unë bëra një detyrë humane si një njeri i zakonshëm, kjo s’ka lidhje me profesionin tim, unë nuk dua famë, as emër”– thoshte ai.
Vila thotë se nuk meriton ndonjë vëmendje të veçantë për këtë që ka bërë.