Vedat Bajrami merr licencë për agjent futbolli
Federata Futbollit të Kosovës i ka dhënë licencë të agjentit të futbollit humoristit kosovar.
Vedat Bajarami njihet si një nga aktorët më të mirë në kinematografinë e Kosovës, por sot ai ka marr licencë të bëhet edhe agjent futbolli.
Lajmin e ka konfirmuar vet Bajrami, i cili përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se ka marrë licencën nga Federata e Futbollit e Kosovës për ta ushtuar rolin e ndërmjetësuesit të lojtarëve.
Bajrami edhe më herët është marrë me futboll, dhe është një nga faktorët kryesorë të transferimit të Edon Zhegrovës në Belgjikë.