Xhensila harxhon shumën marramendëse për dy byzylykë
Para disa ditësh këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj publikoi në rrjete sociale një foto ku shihej e kuruar deri në detaje. Përpos grimit, në sy binin aksesorët luksozë që ajo mbante në dy duart e saj.
Bëhet fjalë për dy buzylykë shumë të bukur, pas të cilëve fshihet një çmim marramendës. Së fundmi, një faqe e titulluar “What they wearin” ka zbuluar se dy byzylykët së bashku kushtojnë plot 4.300 euro.
Njëri prej tyre është i vlerës 3.750 euro, ndërsa tjetri 550 euro.