OSBE: Deri në orën 14:00 kanë votuar mbi 33 për qind e votuesve
Sot po mbahen zgjedhjet parlamentare në Serbi.
Procesi i votimit është lejuar që të zhvillohet edhe në Kosovë për qytetarët serb.
Deri në orën 14:00 sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), e cila po i monitoron këto zgjedhje në Kosovë kanë votuar 32 mijë e 61 votues.
Shprehur në përqindje kanë votuar 33.63 përqind e qytetarëve serb.
Kështu deklaroi zëdhënësi i OSBE-së Jeff Bieley.