Haradinaj-Stublla: Dalja e shqiptarëve të Luginës për të votuar listën e përbashkët të tyre, është detyrë parësore
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla tha se dalja e shqiptarëve të Luginës për të votuar listën e përbashkët të tyre sot, është detyra parësore për avancimin e idealeve tona kombëtare dhe realizimin e të drejtave shtetërore.
“Përkrahja dhe rreshtimi pas Koalicionit të Luginës së Bashkuar sot bëhet si një pikënisje shembull për unitetin e faktorit politik shqiptar në rajon e kudo në botë”, shkruan ajo.
Postimi i plotë:
Uniteti politik shqiptar në Luginën e Preshevës është i rëndësisë historike.
Përkrahja dhe rreshtimi pas Koalicionit të Luginës së Bashkuar sot bëhet si një pikënisje shembull për unitetin e faktorit politik shqiptar në rajon e kudo në botë.
Dalja e shqiptarëve të Luginës për të votuar listën e përbashkët të tyre sot, është detyra parësore për avancimin e idealeve tona kombëtare dhe realizimin e të drejtave shtetërore.
Nga zemra, u uroj sukses të gjithë bashkëkombësve sot!