Pendarovski: Nuk ka asnjë pengesë që kryeministri të jetë shqiptar
Lidhur me idenë për një kryeministër shqiptar që e kërkon Bashkimi Demokratik për Integrim, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski theksoi se nuk ka asnjë pengesë kushtetuese, politike ose ligjore që kryeministri i vendit të jetë shqiptar.
“Unë nuk hyj në ato që janë motivet e tyre partiake, ato janë të qarta për mua, por nuk shoh ndonjë pengesë për ta nënvizuar atë si kërkesë të tyre politike ndaj partnerëve të tyre të mundshëm në qeverinë e ardhshme, nëse ata janë në një situatë të tillë. Ajo që dua të them në atë kontekst është se deri më tani partia në pushtet, pra kryetari i partisë më të madhe në shumicën qeverisëse, ka qenë gjithmonë kryeministër me dy përjashtime të vogla. Kryeministri, sipas qëndrimit tonë për sistemin politik, është figura më e fuqishme politike, këtë e dimë të gjithë”, shton kreu i shtetit.