Ibishi: Zgjedhjet parlamentare të Serbisë në Kosovë – prania e inteligjencës ruse dhe serbe mund ta tensionojë situatën
Njohësi i çështjeve të sigurisë Nuredin Ibishi, ka komentuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë.
Ibishi tha se prania e pjesëtarëve të inteligjences ruse rrezikon situatën e sigurisë në Kosovë.
“Situatën e sigurisë është kërcënim kur të pranishëm kur ka të pranishëm pjesëtarëve pjesëtarë të inteligjencës ruse. Kjo paraqet edhe rrezik për shëndetin e popullatës tonë për shkak të koronavirusit pasi kjo pandemi ende po vazhdon dhe nuk e di nëse janë ndërmarrë masat e duhura në këtë drejtim. Kjo mund ta rrezikojë shëndetin e qytetarëve. Pjesëtarët e inteligjences ruse kanë qenë të përfshirë edhe në rastet e tjera. Ju e dini edhe rastin në Malin e Zi, ku ata janë futur dhe kanë tentuar që të shkaktojnë destabilitet”.
Ai theksoi në Klan Kosova se beson se Kosova i ka marrë masat e nevojshme për të ruajtur normalitetin e situatës.
Sipas tij tendencë për të shkaktuar incidente mund të ketë edhe në Luginën e Preshevës, pas arritjes së marrëveshjes për bashkimin e partive shqiptare atje.
“Kosova besoj se ka marrë masa në mbarëvajtje të procesit zgjedhor. Policia e Kosovës, Agjencia Kosovare e Inteligjencës, KFOR-i janë të angazhuar të mbajnë situatën e qetë në Kosovë”.
“Incidente nga ekstremistët serbë mund të ketë edhe në Luginën e Preshevës për shkak të marrëveshjes për Listën e Bashkuar të Shqiptarëve për Zgjedhjet në Serbi”.
“Kujdes dhe kontroll më të madh duhet të ketë në pikat kufitare pasi në ato zona do të tentohet të bëhen incidentet”.
“Interesante është fakti se në Kosovë votohet edhe votat do të numërohen në Leshak, në një shtet krejt tjetër”.
Sipas ekspertit të sigurisë edhe vet situata e tensionuar politike në Serbi mund të ndikojë në tentimin për të krijuar tensione.
Ai shton se edhe prezenca e shërbimit sekret serb kontribuon në tensionimin e situatës.
“Prej vitit 2014 edhe një parti ruse që nuk i ka kaluar mbi 3 për qind. Madje edhe vet situata në mes të pozitës dhe opozitës në Serbi mund të shkaktojë tensione. Edhe prezenca e Shërbimit të Inteligjencës BIA mund të shkaktojë destabiltet, por Kosova i ka bërë përgatitjet në menaxhimit”.
“Edhe në Luginën e Preshevës duhet të kemi kujdes sepse edhe atje mund të ketë tendenca të desbilizimit për shkak të vet marrëveshjes historike. Sepse kjo marrëveshje nënkupton rritjen potenciale të përfaqësimit të shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë”.
“Në Kosovë janë diku rreth 22 vendvotime në shkolla edhe 52 në pjesën veriore. Në interes për neve është që të arrihet një menaxhim i duhur i situatës së sigurisë dhe të mos kemi incidente”