Nga kabineti i Veliut për shkarkimin e Osmanit: Për disa vendime s’ka kohë të përshtatshme, megjithatë duhet të merren
Dje Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka votuar për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga dy pozitat që mbante në parti. Osmani tashmë ka mbetur vetëm anëtare e thjeshtë në partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.
Lidhur me një zhvillim të tillë ka pasur reagime të shumta. Kritika në drejtim të LDK-së kanë shkuar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ndërkohë lidhur me një zhvillim të tillë ka shkruar sot edhe shefi i kabinetit të Agim Veliut, Bajram Gecaj, i cili ka publikuar një thënie në të cilën thuhet se për disa vendime nuk ka kohë të përshtatshme por ato duhet të merren.
“Asgjë nuk është aq e thjeshtë sa ne shpresojmë të jetë” (Jim Horning)! Për disa vendime nuk ka kohë të përshtatshme; megjithatë, ato duhet të merren!”, ka shkruar Bajram Gecaj.