Trajneri që humbi nënën nga COVID-19 shpërthen në lot teksa mbahet një minutë heshtje për viktimat në Serie B
Me futbollin që është rikthyer në Itali shkaku i pezullimit të shkaktuar nga koronavirusi, ekipet treguan respekt për gjithë ata persona që humben jetën.
Ndryshe nuk ndodhi as në Serie B, me lojtarët që u mblodhën tek mesi i fushës, duke mbajtur një minutë heshtje.
Kjo ishte veçanërisht emocionuese për trajnerin Filippini, i cili për fat të keq humbi nënën e tij nga kjo sëmundje në muajin prill.
Derisa lojtarët, gjyqtarët dhe të tjerët përkulën kokën për të heshtur, trajneri nuk mund t’u përmbahet lotëve.
Italia ka qenë në mesin e vendeve më të prekura nga COVID-19, me mijëra jetë njerëzish të humbura.