Ish-trajneri i Barcelonës diagnostikohet me sklerozë, i mbeten vetëm katër vite jetë
Ish-ndihmës trajneri i Luis Enriques te Barcelona, Juan Carlos Unzue është diagnostikuar me Sklerozë Anësore Amiotrofike (ALS), një sëmundje e tmerrshme që prek sistemin nervor qendror dhe që përparon në paralizë.
Sipas mjekëve, 53-vjeçari mund të mbijetoj më së shumti katër vite pas paraqitjes së një sëmundje të tillë.
Ai do të paraqitet në konferencë për media në orën 13:00 për të treguar rreth sëmundjes.
Portieri bask, ka pasur një karrierë të lavdishme si lojtar te Sevilla por ka luajtur edhe në Barcelonë dhe Osasuna.
Ai ka qenë ndihmës trajner i Enriques te Barca derisa më vonë ka marrë drejtimin e Celta Vigos dhe Gironas.