‘The Mirror’ në ballinën e sotme i vendos heronjtë britanikë që i shpëtuan nga dhunimi vajzat shqiptare në Kosovë
Gazeta britanike Mirror i kishte kushtuar ballinën një ngjarje të rëndë në Kosovë.
Dy vajza shqiptare po kërcënoheshin të përdhunoheshin para familjes së tyre, dhe më pas të vriteshin, nga disa paramilitarë serbë.
Por, katër ushtarë britanikë ndërhynë duke shpëtuar vajzat dhe familjen. Gazeta në ballinën e saj nuk tregon se ku saktë ka ndodhur, pasi në Facebook, është publikuar vetëm ballina dhe jo teksti i plotë.
Ngjarja megjithatë thuhet se ka ndodhur më 16 qershor. Gazeta i cilëson këta ushtarë, duke publikuar edhe fotografitë e tyre, si Heronj.