Haliti: Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Viti shkon në 27
Katër raste të reja me coronavirus në Komunën e Vitisë.
Kryetari Sokol Haliti thotë se infeksionet e reja janë raste kontakti të familjarëve të tyre.
“Në komunën tonë tashmë kemi 27 raste aktive me coronavirus. Shtatë prej tyre janë të hospitalizuar. Gjendje e të gjithëve në përgjithësi është e mirë”, tha ai.
Haliti thotë për Dukagjinin se situata është nën kontroll por është e pritshme edhe rritja e rasteve pasi sipas tij çdo rast i ka kontaktet e veta.
Kryetari Vitisë thotë se kjo komunë sot ka marrë një donacion me materiale mbrojtëse nga UNDP.