Napoli fiton Kupën e Italisë, mposht Juventusin pas penaltive
Në finalen e zhvilluar në ‘Olimpico’ të Romës, skuadra e Napolit ka arritur të mposht Juventusin, pas ekzekutimit të penalltive, me rezultat 4:2.
Pavarësisht ritmit të lartë, koha e rregullt e ndeshjes përfundoi pa gola, 0-0.
Në serinë e ekzekutimit të penalltive, Napoli u tregua skuadër më e saktë, duke fituar 4:2.
Ky ishte titulli i gjashtë i Napolit në Kupën e Italisë, ndërsa Juventus edhe këtë vit humb mundësinë për të fituar ‘tripletën’.