Gjyqtari i Superligës pozitiv me koronavirus
Gjyqtari i Ipko Superligës së Kosovës, Ilir Mehmeti, ka dalë pozitiv me koronavirus në testin e dytë për Covid-19.
Mehmeti e ka bërë vetë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetin social Facebook, raporton Gazeta Express.
Ai ka treguar se u janë shfaqur simptoma dhe pas testit është konfirmuar se ai është prekur nga Covid-19.
Ai është vetizoluar dhe thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Te nderuar miq,Pas testimit ne Qendren Infektive per shkak te disa simptomave te shfaqura, une sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Menjehere jam veteizoluar dhe jam ne gjendje te mire shendetesore.Shpresoj shume se numri i te prekurve nga Covid-19 do te zvogelohet ne ditet ne vijim dhe se do ta kalojme kete pandemi sa me lehte qe eshte e mundur”, ka shkruar Mehmeti në Facebook.
“Deri atehere, ju uroj juve dhe te dashurve tuaj shendet dhe siguri.Kujdes po, panik jo!”, shtoi ai.