Haziri jep detaje për nëntë rastet e reja me Covid-19 në Gjilan
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se dihet burimi i infeksionit i nëntë rasteve të reja me Covid-19.
“Pra, dihet burimi i infeksionit dhe Komiteti emergjentë për parandalimin e përhapjes së #COVID19 po merret me trajtimin e rasteve dhe listën e kontakteve të fundit”.
“Gjatë ditës, kemi publikuar pakon e re të masave që duhet të respektohen nga qytetarët, punëtorët e shtetit në të gjithë sektorët, punëtorët dhe bizneset private, institucionet fetare, organizimet shoqërore etj., për parandalimin e virusit, në mënyrë që gjendja të jetë e menaxhueshme”, ka shkruar Haziri në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë: