Vdesin dy vëllezër në Prolluzhë, familjarët dyshojnë se shkaktar është alkooli
Në fshatin Prolluzhë të Vushtrrisë gjatë ditës së sotme janë raportuar për dy vdekje të dyshimta.
Njëri trup pa shenja jete është gjetur në pranë shtëpisë së vet, dhe viktima tjetër ishte dërguar në ambulancë në fshatin Llapnasellë, në të cilën ishte konfirmuar edhe vdekja e viktimës.
Klan Kosova ka kontaktuar me disa familjarë të cilët kishin shkuar në pronën e këtyre dy viktimave, të cilët janë vëllezër dhe janë rreth moshës 60 vjeçare të cilët kanë jetuar vetëm pa ndonjë familjarë vetëm.
Familjarët tjerë të tyre i kanë disa supozime, njëri nip i këtyre personave tha se shkaktar për vdekjen e tyre është një lloj alkooli të cilin e kishin blerë.