Krushjanët kërkojnë dënim të rëndë për Darko Tasiqin (VIDEO)
Me fotografitë e me të dashurve të tyre, mëngjesin e së mërkurës banorët e Krushës së Vogël dolën para gjykatës themelore në Prizren.
Në këtë formë ata protestuan para këtij institucioni, ku pritet të mbahet fjala përfundimtare ndaj të akuzuarit për krime lufte, Darko Tasiq.
Ndonëse ky i fundit ishte planifikuar të sillet në gjykatë nga hyrja kryesore, forcat e rendit zgjodhën labirint tjetër, për shkak të sigurisë
E krushjanët nuk u lejuan të hynë në oborr të gjykatës, derisa brenda u soll i akuzuari.