Politikani francez portreton Kosovën si vend “bandash me kallashnikovë”, i reagon ambasadori Heldt
Politikani francez, Eric Ciotti, i cili është edhe anëtar i Asamblesë Kombëtare franceze, në një reagim në profilin e tij zyrtar në ‘twitter’, teksa ka folur për problemet në qytetin e Dijonit, ka thënë se nuk do të lejojnë që rrugët e Dijonit të bëhen sikurse ato të Kosovës ku sipas tij “shëtitën bandat me kallashnikov në dorë”.
Ndaj këtij konstatimi të politikanit francez, ka reaguar ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, i cili ka siguruar Ciottin se rrugën e Kosovës janë shumë më të sigurta se ato në Francë dhe i ka bërë ftesë francezit që të vijë në Kosovë për të vërtetuar një gjë të tillë.
“Jo zotëri, rrugët e Kosovës janë shumë më të sigurta se rrugët e qyteteve franceze, ne jemi më mikpritës. Sapo të përfundojë pandemia jeni të ftuar të vizitoni Republikën tonë, e cila i detyrohet Republikës suaj për pavarësinë dhe të shijoni gjallërinë e jetesës”, ka thënë Selimi në reagimin e tij.
Fjalët e Petrit Selimit i ka mbështetur edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, duke i thënë politikanit francez se në Kosovë do të gjejë mikpritje të njerëzve dhe jo banda të armatosura.
“Pajtohem, i dashur zotëri. Pajtohem me këtë që iu është thënë se Kosova ia vlen të vizitohet. Dhe vetëm sa për t’iu siguruar që në rrugët këtu më shumë do të gjeni mikpritje të ngrohtë të njerëzve sesa në banda të armatosura”, ka shkruar Heldt.
Agree.
Cher Monsieur,
Je rejoins ceux qui vous disent que Kosovo vaut le détour. Et ne serait-ce que pour vous rassurer que dans les rues içi, on risque plutôt de succomber à l’hospitalité chaleureuse des gens que de croiser des gangs armés. https://t.co/htMMAERiTF— Ambassador Christian Heldt (@GermanAmbKOS) June 17, 2020