Bayern Munich “pushton” Bundesligën, kampion për të tetën herë radhazi
Bayern Munich është shpallur edhe zyrtarisht kampion i Bundesligës për herë të tetë me radhë, pas fitores minimale 1-0 ndaj Werder Bremenit në kuadër të javës së 32-të.
Vendasit i shkaktuan shumë probleme me fillim Bavarezëve, duke krijuar disa aksione, mirëpo nuk arritën t’i konkretizonin ato.
Por, ishte minuta e 43-të kur Robert Lewandowski shënoi golin e vetëm të takimit me një asistim të Jerome Boateng.
Në 45 minutëshin e dytë, lojtarët e Bayernit ishin më kërkues dhe tentuan të dyfishonin epërsinë, mirëpo Werder Bremeni u fokusua në fazën defanzive dhe me kundërsulme tentuan të dilnin përpara.
Milot Rashica dukej se nuk ishte në elementin e tij sot, duke e liruar vendin për Joshua Sargent në minutën e 62-të.
Milot Rashica në tokë pas një faulli të shkaktuar në të (Foto: Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)
Alphonos Davies (79’) u përjashtua nga loja, shkaku i kartonit të dytë të verdhë, pasi të parin e pranoi në minutën e 19-të.
Bayern Munich më pas e ndaloi ritmin e lojës, shkaku që ishin me një lojtar më pak dhe me Werderin që kërkonte që së paku të merrte një pikë të artë.
Me këtë fitore, Bayern Munich është lider me 76 pikë, dhjetë më shumë se Borussia Dortmundi në të dytin.
Werder Bremeni gjendet në pozitën e 17-të me 28 pikë, ndërsa duhet t’i fitojë edhe dy ndeshjet e mbetura kundër Mainzit dhe Kolnit, në mënyrë që t’i shpëtojë rënies nga Bundesliga.
Në anën tjetër, Bavarezët do të luajnë formalisht me Freiburgun, Wolsfburgun dhe Bayer Leverkusenin, pasi sonte u shpallën kampion.