Trabzonspor eliminon Muriqin nga Kupa e Turqisë
Fenerbahce është eliminuar sonte nga Kupa e Turqisë nga Trabzonspor. Asgjë nuk shkoi mirë për Fenerbahçen dhe Vedat Muriqin pasi që nga minuta e 24 luajtën me një lojtarë më pak pasi që me të kuq u përjashtua Emre Belozoglu. Skuadra e Muriqit humbi me rezultat 1-3 kurse rezultati i përgjithshëm ishte 2-5 për Trabzonsporin.
Trabzonspor është në finale të Kupës së Turqisë, pasi që e ka eliminuar Fenerbahçën e Vedat Muriqit me rezultat të përgjithshëm 2-5.
Gjithçka nisi më mirë për Trabzonin ku Alexander Sorloth shënoi një gol në minutën e gjashtë të takimit.
Por, derisa Fenerbahçe mori inciativën në minutën e 24-të te ndeshjes Emre Belozogly ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke u përjashtuar kështu nga loja.
Megjithatë, Fenerbahçe kthehet në lojë pas një supergoli të Denis Turuc në minutën e 42-të te ndeshjes.
Në pjesën e dytë Fenerbahçe u mundua të kthehet në lojë por ata filluan të lodhen dhe kjo u pa në minutat e fundit ku Trabzonspor shënoi edhe dy gola të tjerë.
Sorloth do të shënonte gol në minutën e 83-të kurse në minutat shtesë këtë takim do ta vuloste Filip Novak ku do të shënonte golin e tretë.
Trabzonspor e kishte fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Fenerbahçes me rezultat 2-1 pak para shpërthimit të pandemisë COVID-19.
Trabzonspor do ta pret në finale fituesin e çiftit Alanyaspor-Antalyaspor, ndeshje që do të zhvillohet nesër.