Lajçaku-Hotit: Faleminderit që punove me BE-në për ta mundësuar këtë vizitë kaq të shpejt
Lajçak në Prishtinë sot është pritur në takime të ndara nga presidenti Thaçi, kryeparlamentarja Vjosa Osmani si dhe nga kryeministri Avdullah Hoti.
E për këtë të fundit, Lajçak ka pasur një falënderim më të veçantë.
Lajçak e ka falënderuar Hotin që ia mundësoi që këtë vizitë ta realizojë kaq shpejt pasi që mori detyrën.
“Faleminderit kryeministër Avdullah Hoti për punën me BE-në që mundësuat kaq shpejtë këtë vizitë të rëndësishme pasi vazhduat detyrën në qeveri. Folëm për hapat konkret për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, modalitetet dhe pritjet. Mezi pres të bashkëpunojmë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Ndryshe, Lajçak pritet të qëndrojë edhe nesër e pasnesër në Prishtinë, dhe pritet të ketë takime edhe me liderë opozitarë.
Pas vizitës në Kosovës, Lajçak do të qëndrojë për vizitë edhe në Serbi.
Thank you Prime Minister Avdullah Hoti for working with 🇪🇺 to make this important visit happen so soon after resuming office! We spoke about concrete next steps in resuming the EU-facilitated Dialogue, modalities and expectations. I’m looking forward to our close cooperation. pic.twitter.com/5JJGGdvqDl
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 16, 2020