Arrin në 24 numri i të infektuarve me COVID-19 në Postë
Shumica e zyrave në Postën e Kosovës janë të zbrazëta.
Vetëm një pjesë e vogël e stafit, të martën po koordinon punët.
Shkak për mungesën e personelit është dyfishimi i numrit të të infektuarve me koronavirus në këtë institucion.
E ata që tashmë e kaluan testin për Covid-19, e dolën negativ, thonë se në ethe i pritën rezultatet.