Prokuroria Speciale: Anulimi i seancave për “Veteranët” u bë për shkak të kushteve dhe hapësirës së vogël
Prokuroria Speciale e Kosovës ka sqaruar qytetarët rreth një lajmi në media se infektimi me Covid- 19, i zyrtarit të teknologjisë informative bëhet shkak për anulimin e seancave të rastit “Veteranët”.
Prokuroria Speciale njofton se: Zyrtari i TI-së të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i cili ka qenë i paracaktuar të ofroj asistencën e tij në seancën e datës 17.06.2020 dhe datës 18.06.2020, është në pritje të udhëzimeve të IKSHP-së për veprime të mëtejme, si pasoj e kontakteve të mundshme me rastin pozitiv me COVID 19, të konfirmuar në Sekretariatin e KPK-së.
Gjithashtu, sipas njoftimit zyrtar të Gjykatës, anulimi i kësaj seance është bërë edhe për shkak të kushteve dhe hapësirës së vogël në sallën ku është planifikuar të mbahej seanca, si dhe numrin e madh të pjesëmarrësve në seancën e cekur.