Lajçak: Duhet përfshirje e partive në dialog, roli i Kuvendit është i pazëvendësueshëm
Para mediave, Lajçak ka thënë se ka informuar Osmanin për planet që ka BE-ja në dialogun me Serbinë.
“Biseda me kryeparlamentaren ishte shumë produktive. E informova kryeparlamentaren për planet tona, për programin dhe metodologjin dhe formën se si duam të procedojmë me dialogun në konluza finale pa vonesa, si dhe për rëndësinë që ka përkrahja e shoqërisë për dialogun”, tha ai.
Lajçak po ashtu nënvizoi se roli i parlamentit në këtë proces është i pazëvendësueshëm, dhe se i njëjti duhet të përkrahjet nga partitë politike, dhe këto të fundit duhet të jenë edhe pjesëmarrëse.
“ Roli i Kuvendit është i pazevëndësueshëm dhe procesi duhet të jetë transparent. Ne u pajtuam po ashtu që pjesëmarrja në këtë dialog duhet të jetë sa më e gjerë nga partië politike dhe shoqëria”, ka thënë në fund ai.