Polt: Na duhet zgjidhje e qëndrueshme në Ballkan e arritur në bashkëpunim me aleatët evropianë
Ish-diplomati amerikan, Michael Polt, i cili ka shërbyer si ambasador i SHBA-së në Serbi dhe Mal të Zi, ka folur rreth involvimit të Washingtonit në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Polt, një lidership serioz amerikan në Ballkan dhe kudo tjetër në Evropë nuk ka të bëjë me ‘tweet’-s dhe shou fotografish nga Washingtoni.
Ai ka thënë se SHBA-së i duhet që të arrijë marrëveshje të qëndrueshme që arrihen nga diplomacia në bashkëpunim me aleatët tonë Evropian në tërësi, drejt lirisë dhe paqes.
Ky reagim i Plot vjen pas ftesës zyrtare të Richard Grenell për mbajtjen e një takimi Kosovë-Serbi në Washington më 27 qershor.
Serious U.S. leadership in the Balkans and elsewhere in Europe is not tweet bombast and WH photo ops. We need sustainable solutions arrived at by deliberate diplomacy in partnership with the relevant parties and our European allies that advance Europe whole, free and at peace.
— Michael C. Polt (@amb_mike) June 16, 2020