Vazhdojnë kërkimet për fëmijën e dytë që ra në një pus në Milloshevë
Dy fëmijë kanë rënë në një pus me ujë në këtë fshat dhe si pasojë e kësaj njëri prej tyre është nxjerrë i vdekur.
Derisa njëri prej fëmijëve është nxjerrë pa shenja jete nga pusi, tjetri fëmijë vazhdon ende të jetë i zhdukur dhe nuk ka shenja për ndodhjen e tij.
Në vendin e ngjarjes shihen ekipet e shpëtimit, policia dhe ekipet mjekësore.