PSD për vrasjen e 17-vjeçares: Nuk është rastësi që kjo vrasje ndodhi në një familje të varfër
Partia SocialDemokrate ka reaguar ndaj vrasjes së 17-vjeçares nga Peja.
Sipas PSD-së, rasti i mbrëmshëm i Albesa Rudit e dëshmon ndërlidhjen e kushteve ekonomike dhe pushtetin që burrat ushtrojnë mbi gratë.
“Realiteti neoliberal që ushqen rendin patriarkal, por edhe mirëmbahet prej tij, ka prodhuar marrëdhënie e forma të ndryshme dhune. Relacionet shoqërore që kushtëzohen nga struktura ekonomike dhe politike të pabarabarta dhe në mënyrën si e normojnë pabarazinë, pashmangshëm dërgojnë në vrasje, dhunë dhe shtypje të qytetarëve me më pak pushtet, e që janë gratë”, shkruan në reagim.
Tutje në postim thuhet se nuk është rastësi që kjo vrasje ndodhi në një familje të varfër dhe se abuzimi është i qartë.