Thyhet kasa e parave në xhaminë e Gurakocit, një femër pranon fajin
Të shtunën, në një xhami në fshatin Gurakoc, Komuna Istog, është thyer kasa e të hollave të mbledhura për skamnorë nga ku është vjedhur një shumë e konsiderueshme e parave të mbledhura në mënyrë vullnetare për persona të varfër.
Pas një pune hetimore të Zyrtarëve Policor të Stacionit Policor Istog, është identifikuar dhe është arrestuar e dyshuara SH.H., e cila ka pranuar që ka kryer vjedhjen në fjalë.
Me urdhër të Prokurorit, e dyshuara është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.