Rrëzohet një aeroplan luftarak amerikan në Detin Verior afër Anglisë
Një aeroplan luftarak i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara është rrëzuar në ujërat e Detit Verior, në verilindje të Anglisë.
Aeroplani i tipit “F-15C Eagle” u rrëzua disa minuta pas orës 9 e 40 minuta sipas kohës lokale përderisa ishte në një mision trajnimi, shkruan “BBC”.
Ende nuk dihet shkaktari i rrëzimit të aeroplanit, por Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë konfirmuar se në aeroplan ndodhej vetëm një pilot.
Ekipet e kërkim-shpëtimit e kanë filluar operacionin për gjetjen e pilotit dhe aeroplanit të rrëzuar. Ende nuk dihet për fatin e tij.