Kolonë e madhe e veturave nga Kosova që po kthehen pas pushimit në Shqipëri
Me të hyrë në sezonin e verës dhe hapjen e kufijve pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, shumë kosovarë iu drejtuan Shqipërisë.
Shumë kosovarë zgjodhën që këtë vikend ta kalojnë në plazhet e Shqipërisë, e që sonte të kthehen drejt qyteteve të tyre.
Por kolona të gjata janë krijuar në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë, ku iu duhet që të presin shumë gjatë në mënyrë që të futen në territorin kosovar.
Njësoj thuajse ishte situata edhe vikendin e kaluar, ku shumë qytetarë mbetën duke pritur nga tri orë në pikën kufitare, pas vikendit që kishin kaluar atje.