50 thënie nga Charles Bukowski
1 – Nuk e di për të tjerët, por kur unë zgjohem në mëngjes dhe vesh këpucët, mendoj: Zot, po tani çfarë?
2 – Do të të duhet të vdesësh disa herë përpara se të jetosh me të vërtetë.
3 – Shumë shpesh njerëzit ankohen se ata nuk kanë bërë asgjë me jetën e tyre; dhe pastaj ata presin që dikush t’ju thotë se kjo nuk është kështu.
4 – Gjenialitet do të thotë të kesh aftësinë për të thënë një gjë mjaft të thellë në mënyrë të thjeshtë.
5 – Ne të gjithë do të vdesim, të gjithë ne, çfarë cirku. Kjo duhet të na bënte të gjithë të donim njëri-tjetrin por jo. Ne jemi të terrorizuar nga rivaliteti me njëri-tjetrin.
6 – Pa letërsi, jeta është një ferr
7 – Disa njerëz nuk bëjnë asnjëherë çmendurira, sa të tmerrshme duhet të jenë jetët e tyre.
8 – Nëse do ta provosh me të vërtetë, shkoi deri në fund. Ndryshe, as nuk e ke filluar fare. Nuk ekziston një ndjenjë më e mirë se sa ajo. Do të jesh vetëm me Zotat. Një luftë e vërtetë
9 – Ne jemi këtu për t’i jetuar jetët tona aq mirë, sa që vdekja të trembet për të na marrë.
10 – Problemi me pijen është ky, mendova teksa pija. Nëse një gjë e keqe ndodh, ti pi për të harruar, por nëse diçka e mirë ndodh, atëherë pi për të festuar, dhe nëse nuk ndodh asgjë, ti pi për të bërë diçka të ndodhë.
11 – Të pirit është një gjë emocionale. Të nxjerr nga rutina e jetës së përditshme, nga të qenit çdo ditë njësoj. Të vendos me shpatulla pas murit. Kam ndjesinë se të pirit është një formë vetëvrasjeje ku të lejohet të kthehesh në jetë dhe ta fillosh jetën nga fillimi. Është si të vrasësh veten e më pas të ringjallesh. Besoj se deri tani kam jetuar 10-15mijë jetë
12 – …qëndro me birrën
Birra është një gjak i vazhdueshëm
Një dashnore e përjetshme…
13 – Mendoj që kemi nevojë për një pije. Pothuajse të gjithë kanë nevojë, thjesht nuk e dinë.
14 – Më pëlqen t’i ndryshoj shpesh dyqanet e pijeve sepse nëpunësit fillojnë t’i dinë zakonet e tua nëse ke shkuar çdo natë dhe ke blerë sasi të mëdha alkooli. E ndjej tek mendojnë se si ka mundësi që nuk kam vdekur akoma dhe kjo më bën të mos ndjehem rehat. Mbase ata nuk e mendojnë diçka të tillë, por kjo më është kthyer në paranojë
15 – Të deheshe ishte diçka e mirë. Vendosa se gjithnjë do më pëlqente të bëhesha tapë.
16- Të shkruash poezi nuk është e vështirë. Të jetosh është e vështirë.
17- Secili ka të metat e tij, dihet. Por unë isha tri herë më lart se persekutorët e mi.
18- Kaloja para dyqind vetave dhe nuk arrija të shikoja qoftë dhe një qenie njerëzore.
19 – Mendoni për miliona veta që jetojnë së bashku edhe pse nuk iu pëlqen, e urrejnë punën por kanë frikë ta humbasin, nuk ka pse të çuditësh që e kanë atë fytyrë të cilën e kanë.
20 – Jam i sigurtë që do të më jepet një minutë për t’i menduar të gjitha herët që doja ta ulërija atë që ndjeja, por kam heshtur nga frika se nuk do të kuptohem, dhe do të pendohem për synimet të cilat i kam braktisur ngaqë frika se do të dështoja më ka ndaluar t’i vazhdoja.
21 – Kjo jetë është një e përdalë. Shkon kështu çakërqejf, sepse ka çaste që të lënë shije të hidhur në gojë, e të tjera çaste aq të bukura sa të bëjnë të harrosh paudhësitë e pafundme të jetës.
22- Ndryshimi midis një demokracie dhe një diktature është se në një demokraci ti voton një herë e pastaj i merr urdhrat; në një diktaturë nuk e shpenzon fare kohën duke votuar.
23- Nëse një ditë më dëgjoni të flasë për dashuri, e yje… ju lutem, më vrisni!
24- Filloni ta shpëtoni botën duke shpëtuar një njeri çdo herë; gjithçka tjetër është romantikë madhështore ose politikë.
25- Është e mundur të dashurosh një qenie njerëzore nëse nuk e njeh atë më tepër se duhet.
26- Ka gjithmonë diçka që na i rrënon jetët tona. Gjithçka varet se cila prej tyre nga bie hise e para.
27- Ne të gjithë jemi pengje dhe jemi të gatshëm të merremi peng.
28- Skllavëria nuk u shfuqizua kurrë, ajo vetëm u shtri për të përfshirë të gjitha ngjyrat.
29- Njeriu do të duhej të vdiste dy herë, para se të fillonte të jetonte si duhet.
30 – Problemi me botën është se njerëzit e zgjuar janë plot me dilema, ndërsa njerëzit e marrë kanë ndarë përfundimisht mendjen.
31 – Kur ti pije, bota ishte akoma atje, por për momentin nuk kishte pse të kapte pas fyti
32 – Çfarë? Do të thuash se do të guxoje të pije edhe pasi ke dalë nga burgu i akuzuar për dehje? Po, pikërisht në atë moment ke nevojë më shumë të pish.
33 – …tani
Duke ndezur një cigare
Dhe duke pirë më shumë alkool
Kjo është lufta më e bukur…
34- Njerëzit pa moral shpesh e konsiderojnë veten më të lirë, por shumica prej tyre nuk kanë aftësinë për të ndjerë apo dashuruar.
35- Mbaj mend që u zgjova një mëngjes dhe gjeta çdo gjë të lyer me ngjyrën e dashurisë së harruar.
36- Laviret janë të natyrshme
37- Seksi është interesant, por nuk është plotësisht i rëndësishëm.
38- Jeta është një e përdalë sepse ka çaste që të lënë shije të hidhur në gojë, e të tjera çaste aq të bukura sa të bëjnë të harrosh rrugët e pafundme të jetës.
39- Seksi është të godasësh vdekjen në prapanicë teksa këndon.
40- Ekziston gjithnjë një femër që të shpëton nga një tjetër dhe ndërsa ajo të shpëton, bëhet gati të të shkatërrojë.
41- Ka gjëra më të këqija se sa të qenit vetëm
42- Të dashuroj si një burrë që dashuron një grua të cilën nuk e prek kurrë, vetëm shkruan për të dhe mban një fotografi të saj.
43- Dashuria është një formë paragjykimi. Unë kam shumë paragjykime të tjera.
44- Me kalimin e kohës kam arritur në përfundimin se të kuptuarit e femrave shkon aq sa ndihesh ti i kënaqur.
45- Kur një femër seksi takohet me një të vetmuar, një pre tyre do të ndryshojë.
46- Të jesh vetëm nuk është ndjesia e duhur, ndonjëherë ndjehesh mirë, por kurrë nuk është ndjesia e duhur.
47- Nuk ishte dita ime. As java ime. As muaji im. As viti im. As jeta ime, dreqi e marrtë..!
48-“Zemër”, i thashë, “-Unë jam një gjeni, por askush nuk e di këtë, përveç meje”.
49-Gjeni atë që ju doni dhe lëreni t’ju vrasë.
50- Mos harro – është gjithmonë dikush apo diçka duke pritur për ty, diçka më e mirë, më inteligjente, më e keqe, më jetëgjatë…