Izolohet në shtëpi avokati Koci, pati kontakt me një person të infektuar me COVID-19
Avokati kosovar, Arianit Koci, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka treguar se është në shtëpi i izoluar, pasi që ka pasur kontakt me një person i cili ka dal pozitiv me COVID-19.
Ky është postimi i tij:
Sonte kam kuptuar që para 3 ditësh, në ambient të hapur, kam qenë në kontakt të shkurtër me një person i cili ka rezultuar pozitiv në koronavirus Covid 19.
Natyrisht, menjëherë i kam lajmëruar zyrtarët e IKSHP.
Nuk e kam simptoma; jam shumë mirë me shëndet – por nesër kam të caktuar gjykime.
Nuk dua t’a rrezikoj askend!
Prandaj, deri sa të më kumtohet rezultati, sipas rekomandimeve të zyrtarëve të IKSHP, do të qëndroj në shtëpi i izoluar.