Flamuri shqiptar në tubimin politik në Sanxhak, reagojnë serbët
Me rrjedhjen e fushatës gjithnjë e më shumë flitet për shqiptarizimin brenda SDA Sanxhak të Sylejman Ugljanin dhe në gjithçka po përzihet kreu i shoqatës “Kosova për Sanxhak” e Ismet Azizit, shkruan “Danas.
Ai para dy jave sipas “Danas” në grupet e shoqatës që drejton ka dërguar thirrje bashkëkombës-ve të vetë në Serbi që në zgjedhjet parlamentare të votojnë për Ahmedin Shkrelin sekretarin gjeneral të SDA Sanxhak.
Azizi ka shkruar se Shkreli është “ Aqif Bluta i dytë” që do të luftojë për të drejtën e Sanxhakut për autonomi dhe status të veçantë të këtij regjioni. Një nga bashkëpunëtorët e tij ka shkruar se “ Shkrel është bashkëpunëtori i ngushtë i Ugljaninit dhe një nga luftëtarët për të drejtat e shqiptarëve në Sanxhak”.
Aqif Bluta në këtë anë njihet së Aqif Efendia, ai në Luftën e Dytë botërore ishte kryetar i komunës së Novi Pazarit që tentoi të shqiptarizoj qytetin. Për shkak të bashkëpunimit me okupatorin gjerman shkruan “Danas” në fillim të vitit 1945 u pushkatua nga partizanët në lagjen “Haxhet”.
Tentimet për rehabilitimin e tij kanë nisur para dhjetë viteve kur në fasada shkruheshin porosi “Aqif Efendia komandant – Autonomia e Sanxhaku” dhe në qendër të Pazarit u vendos pllaka përkujtimore ne vitin 2012, ku merrte pjesë edhe ministri pa portofol asokohe Sylejman Ugljanin.
Nga Beogradi Vuçiq pa dërguar porosi se ajo pllakë do të hiqet, çdo gjë ka mbetur duke fajësuar njëra-tjetrën institucionet duke hedhur fajin tjetrit.
Shkreli është i pesti në listën e SDA për deputet, por mbështetësit e shqiptarizimit të këtij subjekti vetëm atë e mbështesin, ndërsa vendosja e tij në atë numër vlerësohet si fitore e rrymës “boshnjake ndaja saj shqiptare” shkruan gazeta.
Nuk ka reagime zyrtare ndaj këtyre deklaratave apo sqarim pse në tubimet e SDA ka flamuj shqiptar. Jo zyrtarisht thuhet se urdhri ka ardhur nga organizata joqeveritare “Kosova për Sanxhak” dhe një nga flamujt duhet të jetë shqiptar.