Fiton Gjilani, vazhdon luftën për titull
Se ndeshja do ishte pa shumë probleme për skuadrën e Gentjan Mezanit, ishte goli i Gerhard Prognit (2’) i shënuar pas vetëm dy minutave.
Dario Nikac (31’) dyfishoi avantazhin, kurse Fiton Hajdari (52’) vulosi rezultatin përfundimtar 0:3.
Pas kësaj fitore, Gjilani mbetet në vendin e katërt me 45 pikë – katër më pak se lideri Drita, kurse Ferizaj me 25 pikë mban pozitën e 10.