Nesër seancë solemne në Kuvend për Ditën e Çlirimit
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne për Ditën e Çlirimit.
Seanca do të fillojë në ora 11:00, ndërsa njoftuan se gazetarët nuk do të lejohen sërish për shkak të pandemisë.
“Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, vazhdon të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, ju njoftojmë se prezenca mediave në këtë seancë, do të jetë e pamundur”.
Seanca live mund të ndiqet përmes faqes zyrtare të Kuvendit.