Agim Veliu emëron shef të kabinetit Bajram Gecajn
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu është në përfundim të kompletimit të kabinetit të tij.
Veliu ka vendosur si shef të kabinetit, Bajram Gecajn e LDK-së, i cili në Qeverinë Kurti ishte zv/ministri i MPB-së.
Kjo u bë e ditur edhe nga Gecaj.
Në një postim në Facebook ai ka shpërndarë njoftimin se është bërë shef i kabinetit.