Komuna e Prishtinës ndan 5 milionë euro për të ndihmuar bizneset pas pandemisë
Komuna e Prishtinës, pritët të ndihmojë bizneset e vogla dhe të mesme që u dëmtuan nga pandemia COVID-19.
Kyretari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se në Kuvendin Komunal, është aprovuar propozimi për themelimin e fondit prej 5 milionë eurove, që do të ndihmojë bizneset bizneset pas pandemisë.
“Sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës u aprovua propozimi jonë për themelimin e fondit për grante për bizneset e vogla dhe të mesme në vlerë prej 5 milion Eurove.
Aplikimi do të bëhet online dhe bizneset duhet të dëshmojnë humbjet nga covid19. Procedura do të jetë sa më e thjeshtë dhe transparente.
Për të gjithe detajet do të njoftoheni me kohë”, ka shkruar Ahmeti në rrjetet sociale, ku ka falenderuar asambleistët që votun propozimin.