Vjosa Osmani në Prizren, i bashkohet pjesës tjetër të partisë
Prizreni ka qenë sot nikoqire e shumë figurave e personaliteteve nga fusha të ndryshme.
Me rastin e 142 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, u mbajtën një sërë aktivitete e vizita.
E njëjta u pa e shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi.
Po ashtu afër Osmanit, ishte edhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli.
Kujtojmë, që Osmani ka qenë edhe tejet e komentuar ditëve të fundit për shkak të akuzave në adresë të familjes së saj.