Në “Faik Konica” mësimi plotësues për klasat e nënta po mbahet sipas udhëzimeve të institucioneve
Me lehtësimin e masave ka filluar edhe mësimi plotësues për klasat e nënta
Në shkollën “Faik Konica”, në kryeqytet mësimi po mbahet sipas udhëzimeve të institucioneve.
Drejtoresha e kësaj shkolle, Jehona Oruçi tha se e kanë organizuar mësimin varësisht nga numri i nxënësve dhe se i kanë ndarë paralelet ku në një klasë mësojnë maksimumi 12 nxënës.
Kurse mësimdhënësit kanë shprehur gatishmërinë që të kontribuojë në mësim jo vetëm ata që u kanë dhënë mësim për klasat e nënta.
Zëvendësdrejtori i shkollës Blerim Dalipi tha se si staf për ta ka qenë sfidë fillimisht organizimi i mësimit në këtë mënyrë, por bashkërisht kanë arritur të sigurojnë që nxënësit të jenë të sigurt/eo