Anulohet miqësorja e Man Utd për shkak të një rasti me koronavirus
Manchester Unitedi është detyruar që në momentin e fundit të anulojë miqësoren e së martës me Stoke Cityn, pasi skuadra e Championshipit kishte një lojtar të testuar pozitivisht për koronavirus.
Skuadrat është dashur të takohen në qendrën stërvitore Carrington, por ndeshja është anuluar ende pa e goditur topin, kur një lojtar i Stoke doli pozitiv në testim. Sipas Sky Sports, Unitedi ka insistuar që asnjë anëtar i kësaj skuadre mos të jetë në kontakt me të infektuarin.
Unitedi ka mbajtur stërvitjen pasi skuadra rivale është larguar nga qendra stërvitore.