Edukatorja del negativ me COVID-19, çerdhja “Xixëllonjat” hapet nesër
Janë konfirmuar edhe 6 raste të reja me COVID19 në Kosovë, derisa 3 nga to janë nga Prishtina.
E përmes një postimi të bërë në Facebook, kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti ka dhënë një lajm të mirë.
Ky është postimi i tij:
Edukatorja e çerdhes Xixëllonjat ka rezultuar negativ në testimin për Covid, kështu që çerdhja rifillon punën nesër. Edukatorja do të jetë në vetëizolim për 14 ditë.
Falemnderit!
Ende në pritje – Sot testohen për koronavirus 30 fëmijët e çerdhes “Xixëllonja” në Prishtinë