Thaçi: Haxhi Shala me votën e tij për qeverinë Hoti e ka nderu shtetin, unë veç ja kam dhënë mendimin tim
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar deklaratën e deputetit Haxhi Shala, i cili ka thënë se votën e tij qeverisë Hoti ia ka dhënë për shkak të asaj që ia kërku ai dhe Ramush Haradinaj.
“Unë s’kam qenë kundër shkuarjes në zgjedhje as kundër mosshkuarjes, e kam mbledh spektrin politik, kam dëgju zërat politik, të gjithë përmes grupeve parlamentare janë deklaru për krijimin e një mundësie të një mazhorance, përveç një partie politike.
LDK e ka dëshmu se e ka mazhorancën dhe dihet storja tjetër.
Unë sygjerime dhe këshilla kush kërkon liderë, deputetë apo kushdo qoftë i jap. Unë nuk hezitoj, s’ma ndalon Kushtetuta, unë i kam jep edhe Kurtit s’i duhet ecur përpara për çtensionim të situatës.
Edhe nesër nëse kërkon dikush, s’e kam problem të takohem me miq të mi, e kam mik të mirë, në funksion të bllokadës dhe shpërbërjes së institucioneve, pasi që është obligim i imi.
Me z.Shala njihemi më shumë se 20 vite, kemi punu dhe kemi qenë bashkëluftëtar. E ka kërku edhe mendimin tim. Ne jemi miq familjar edhe ai mund t’vjen në shtëpinë time.
Unë e vlerësoj sinqertitetin e tij në anën tjetër, vendimi është i tij, nëse ka mendu me na nderu at qëndrim, mendoj që e ka nderu vendin, shtetin, ndërtimin e institucioneve.
As s’e kam bind, e ka kërku mendimin tim”, tha Thaçi në Klan Kosova.