Bulliqi: Absurde të mos mbahen zgjedhjet në Podujevë
Bulliqi: Absurde të mos mbahen zgjedhjet komunale, ka frikë nga verdikti qytetar
Kandidati i VV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, përmes një postimi të bërë në Facebook, e ka quajtur absurd mos organizimin e zgjedhjeve në këtë komunë, derisa janë hapur sipas tij të gjitha bizneset.
Ky është postimi i tij:
Ne si Qendër e Lëvizjes VETËVENDOSJE! po i përcjellim me shqetësim hezitimin e organeve kompetente për organizimin e zgjedhjeve në komunën tonë, pas pezullimit që është bërë me 14 mars për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Sot është absurde të hapen të gjitha bizneset, çerdhet, gastronomia, objektet fetare etj. e të mos mbahen zgjedhjet komunale, por ato po i prolongojnë ata që kanë frikë nga verdikti qytetar dhe po i dirigjojnë institucionet në bazë të interesave të tyre politike.