Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme
Gjatë të mërkurës dhe të enjtes do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh.
Tutje, Instituti tregon se temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 13 gradë të Celsiusit. Derisa ato maksimale do të jenë prej 23 deri në 25 gradë Celcius.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.