Katër të lënduar në aksidentin në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:40 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar katër persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.
Hoxha tha se të përfshirë në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura.
Ai shtoi se shkaktuar i aksidentit dyshohet të jetë lëvizja me automjet në rrugë një kahore.
“Me datën 09/06/2020 rreth orës 16:40 në rrugen Prishtinë-F.Kosovë , është shkaktuar një aksident trafiku rrugor me lëndime trupore , ku janë të perfshira dy automjete: 1. Opel Astra ngjyrë hiri pa targa, shofer(i lënduar), dhe 2. VW Pollo ngjyrë e zezë me targa vendore, shofer (i lënduar). Lëndime kanë marrë edhe dy persona tjerê(pasagjerë). Policia me njësitet e saj po kryen hetimet lidhur me shkaktarin e aksidentit dhe sipas informatave fillestare shkaktari dyshohet të jetë lëvizja me automjet në rrugë një kahore”.
FaktePlus raportoi më herët për këtë aksident.
Në një video të siguruar nga FaktePlus, shihej një veturë e shkatërruar në masë të madhe. Aty kishte dalë edhe vetura e ambulancës ndërsa ishte krijuar kolonë e madhe.