Rrëfimi i shqiptarit në restorantin e të cilit u zhvilluan negociatat për Marrëveshjen e Kumanovës
Pronari i këtij restoranti ka rrëfyer përvojën e tij nga ajo datë historike.
Ramadan Sadiku, pronar i restorantit thotë që 3 ditë e bisedimeve kanë qenë të tensionuara.
“Në lokalin është bërë gati marrëveshja e Kumanovës.Tri ditë është diskutuar e pastaj është arritur marrëveshja e Kumanovës. Unë jam i vetmi njeri që kam marrë pjesë në biseda e ka pas biseda të tensionuar”, ka thënë Sadiku në T7.
Sipas tij restoranti i tij ka qenë vend strategjik për bisedimet e kësaj marrëveshje.
“Mu ma merrë mendja se këtu ka qenë vendi strategjik për mu taku NATO, vendi ka qenë I përshtatshëm. Këtu kanë qenë 14 persona pjesëmarrës për persona tjerë që janë përkujdesur për sigurim”, ka shtuar Sadiku.
E ai e rrëfen edhe momentin e shumë pritur nga gjithë kosovarët e shqiptarët në atë kohë.
“Bisedat duke i dëgjuar brenda ishte momenti të largohet ushtria serbe dhe të largohet milloshoviqi. Të nesërmen kam qenë këtu prezent, forcat u futën në Kosovë”, ka thënë ndër tjera Sadiku.