‘A po ta rrok bre’ – Ramiz Lladrovci dhuron ‘show’ nga tribunat e stadiumit
Pas afro tre muajve shkaku i koronavirusit, futbolli i Kosovës shënoi rikthimin më 2 dhe 3 qershor me dy ndeshjet e para gjysmëfinale në Kupë.
Njëra nga ndeshjet e para gjysmëfinale u zhvillua në Suharekë mes Ballkanit dhe Feronikelit, ndeshje e cila pëfundoi me rezultatin e barabartë dhe pa gola.
Në mesin e të pranishmëve në tribunat e stadiumit ishte edhe Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili u përkujdes edhe për të dhuruar ‘show’ në stilin e tij.
Kujtojmë që ndeshja e kthimit mes Ballkanit dhe Feronikelit zhvillohet më 17 qershor në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.
Fituesi kalon në finale dhe e pret fituesin nga ndeshja Drenica – Prishtina. Ndeshja e parë mes tyre është fituar nga Prishtina me rezultatin 3-0.