Kryetari Ahmeti tregon pse është mbyllur një çerdhe në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë se çerdhja “Xixëllonjat” është mbyllur për shkak të rasteve me koronavirus.
Ahmeti në një konferencë për medie ka thënë se bashkëshorti i një edukatoreje ka dalur pozitiv me koronavirus dhe si shkak i kësaj, kjo çerdhe është mbyllur në mënyrë që të mos përhapet pandemia tek fëmijët.
“E kemi mbyllur cerdhen xixëllonjat për shkak se burri i një edukatorje ka dalë pozitiv. Nëse edukatorja del negativ atëherë e hapim cerdhen ndërsa mësuesja shkon në vetizolim”, ka deklaruar kryetari i Prishtinës.
Ai tutje ka potencuar se gjendja është nën kontroll mirëpo duhet vazhduar të mbajturit e distancës dhe kujdesi maksimal.
Ahmeti: Një person e përhapi koronavirusin në Prishtinë, janë testuar edhe 100 mostra